Britania "në krizë" Laburistët
shkarkojnë kryetarin, pritet largimi
81 për qind te deputeteve te partisë labruriste në Parlamentin britanik, kanë votuar kundër kryetarit të tyre. Fill pas dorëheqjes së kryeministrit David Cameron dhe Jo-së së britanikëve për qëndrimin edhe Partia Laburiste humb kreun e saj.Jeremy Corbyn ka humbur votëbesimin e deputetëve të tij. Një mocion për mosbesim në liderin laburist, Jeremy Corbyn, është miratuar nga deputetët e kësaj partie.
81 për qind te deputeteve te partisë labruriste në Parlamentin britanik, kanë votuar kundër kryetarit të tyre. Fill pas dorëheqjes së kryeministrit David Cameron dhe Jo-së së britanikëve për qëndrimin edhe Partia Laburiste voton një mocion mosbesimi kundër kreut të saj Jeremy Corbyn.
Sipas mediave ndërkombëtare në favor të mocionit votuan 172 deputet, ndërsa 40 votuan kundër. Pavarësisht faktit se ky mocioni nuk është detyrues, ai u fut për votim pas dorëheqjes së disa prej anëtarëve të kabinetit hije të opozitës britanike, pasi më herët i ishin bërë thirrje për dorëheqje.
Por, aleatët e Corbyn janë shprehur se kritikët e tij duhet të ndërmarrin nismën e një gare formale për udhëheqjen e laburistëve, nëse vërtet duan ta sfidojnë atë.
Kancelari në hije, John McDonnel tha se Corbyn “nuk do të shkojë askund”, duke kritikuar kritikët e tij se po përpiqen “të shkatërrojnë demokracinë”. Dorëheqjet e fundit nga ekipi udhëheqës i Corbyn përfshijnë edhe atë të ministrit në hije të Drejtësisë, Andy Slaughter, ndërsa një figurë e lartë e një qeverie lokale laburiste i ka kërkuar tashmë Corbyn të largohet.
Dave Sparks, këshilltar në Dudley dhe ish-kreu i Shoqatës së Qeverive Lokale, paralajmëroi se nëse Corbyn nuk largohet, atëherë do të jetë Partia Laburiste ajo që do ta rrëzojë atë. Ai tha për “BBC”-në se, nëse nuk ndryshohet udhëheqësia dhe kursi i ndjekur prej tij, atëherë partia do të hedhë sytë nga mbështetësit e saj “në zhdukje” në Angli, ndërkohë që duket se janë shkrirë totalisht në Skoci.
Përpara më shumë se 1.000 mbështetësve, Corbyn kërkoi të ruhet uniteti, ndërsa u kujdes të mos e përmendte hapur dramën nëpër të cilën po kalojnë laburistët.
“Kur nuk biem dakord me njëri-tjetrin, siç ndodh shpesh, kur e shkelim e kalojmë në abuzime, t’i më hedh një fjalë mua, unë te hedh një fjalë ty, ato herët e para situata mund të kapërcehet, e mund të jetë madje dhe argëtuese. Por, herën e katërt apo të pestë që këto episode përsëriten, e humbet krejtësisht audiencën që të kishte kushtuar vëmendjen e saj që në fillim. Kështu që ne ndjekim një politikë drejtësie, barazie, të të drejtave të njeriut e paqes nëpër botë, por ne duhet të ndjekim gjithashtu edhe politikën e trajtimin e njëri-tjetrit me respekt”, u shpreh lideri i Partisë Laburiste në Britani.
Tubimi u zhvillua përpara ndërtesës së parlamentit, ku partia e tij po zhvillonte një takim për të diskutuar mocionin e mosbesimit ndaj lidershipit të Corbyn.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.6%
-
Jo
22.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15