BRITANI - Me një ceremoni madhështore Mbretëresha Elisabeta e Dytë ka mbërritur në Parlamentin Britanik për hapjen Shtetërore të Parlamentit Britanik.
Me atë që njihet si Fjalimi i Mbretëreshës, monarku britanik hapi formalisht në mënyrë tradicionale sesionin e ri parlamentar, duke i nënvizuar planet e qeverisë për vitin e ardhshëm.
Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri britanik David Cameron së bashku me ministrat e tjerë kanë ndjekur fjalimin e mbretëreshës.
Fjalimi parashton programin legjistaliv të qeverisë dhe që të hyjë në fuqi çdo ligj duhet të aprovohet nga mbretëresha.
Fjalimi përpilohet nga qeveria dhe jo nga Mbretëresha dhe përmbledh politikën e qeverisë për sesionet vjetore të parlamentit si dhe ligjet e reja që qeveria synon të miratojë.
Britania do të nxjerrë disa rregulla më të ashpra mbi emigracionin dhe shpenzimet qeveritare si pjesë e programit të saj për vitin e ardhshëm.
Mbretërësha në fjalimin e saj në parlamentin britanik foli për një projekt ligj që synon për ekstradimin e kriminelëve të huaj dhe atyre që hyjnë ilegalisht në Britani.
Normalisht Mbretëresha ruan disa kompetenca, siç është caktimi i kryeministrit dhe vendimi për të shpërndarë parlamentin.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com