LONDER - Konservatorët do të publikojnë një draft për ta kthyer në ligj, mbajtjen brenda vitit 2017 të referendumit për qëndrimin ose jo të Mbretërisë Britanike në Bashkimin Europian.

Lëvizja është një përpjekje për të treguar se kryeministri David Cameron e ka seriozisht thirrjen për referendum të bërë më herët gjatë vitit.

Kjo vjen në mesin e tensioneve të rritura mes konservatorëve lidhur me qëndrimin në Europë.

Por, kjo përpjekje është kritikuar nga Partia e Liberal-Demokratëve dhe Laburistëve.

Më parë Cameron ka thënë se “Britania duhet të qëndrojnë në Bashkimin Europian, nëse ajo dëshiron një rol në çështjet e BE-së, ku gjëja më e rrezikshme për këtë vend është ajo e ndryshimeve që po ndodhin në Europë për shkak të monedhës euro”.

Cameron, i cili dëshiron të rinegociojë kushtet e anëtarësimit në BE, të ishullit britanik, ka përsëritur se Britania nuk do të jetë pjesë e monedhës euro.

Disa udhëheqës dhe diplomatë të BE janë të shqetësuar në lidhje me perspektivën e Cameron në përpjekje për të riformuar marrëdhëniet e vendit të tij me bllokun dhe frikën se Britania mund të dalë prej saj.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)