Vendimi i kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron për të hedhur në referendum qëndrimin në Bashkimin EVropian duket se do të përhapë “sëmundjen” në të gjithë BE-në.
 
Liderët e BE-së do të mblidhen në një samit në Bruksel për të diskutuar centralizimi i kompetencave për zgjidhjen e krizës së emigrantëve dhe stabilitetin në eurozonë.

Pavarësisht se vota “Jo” nga Franca, Holanda dhe Irlanda për Kushtetutën dhe Traktatin e Lisbonës një dekadë më parë janë dëshmi se votuesit në Evropë vazhdojnë ta duan projektin e BE-së.
 
Por, referendum që pritet të mbahet në Britaninë e Madh pritet të zgjojë dëshirën për të bërë një gjë të tillë edhe nga disa vende të tjera.
 
Vendimi i Britanisë është tërësisht i ndryshëm nga çdo lloj referendum i mbajtur deri tani, pasi në fletë ne votimit vihet në diskutim prania në BE. Kjo gjë është e paprecedentë.
 
“Miqtë tanë evropianë mendojnë se ne jemi të çmendur”, thotë një ministër britanik për “The Telegraph”.
 
Por nuk është vetëm Britania që do të mbajë referendum.

Danimarka do të mbajë në dhjetor një referendum për sistemin e drejtësisë. Koalicioni i partive të djathta ia doli të fitojë zgjedhejt e përgjithshme pasi mbajtën një qëndrim të përbashkët në mbështetje të Cameron për rinegocimin me BE dhe ia dolën të largojnë kryeminstren e koalicionit majtë, Helle Thorning-Schmidt.
 
Holandë, blogerat kanë arritur të mbledhin 300 mijë firmat e kërkuara për të mbajtur një referendum mbi marrëveshjen e bashkëpunimit mes Brukselit dhe Ukrainës. Kjo thë në dyshim të gjithë marrëveshjen.
 
Poloni, Partia Ligj dhe Drejtësi ka premtuar referendum para se vendi të hyjnë në zonën Euro – një kërkesë kjo mbi termat e anëtarësimit në BE. Kjo parti duket se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
 
Finlandë, ndërkohë ka thirrje për referendum për të dalë në Euro para se të nis kriza e ardhshme e borxhit. Në Austri, Partia e Lirisë, një parti kjo kundër emigrantëve është hedhur në sulm dhe kërkon referendum për qëndrimin ose daljen nga BE.
 
Të gjithë sytë janë nga Franca, ku Fronti Kombëtar i Marine Le Pen duket se do të marrë pjesë në raundin final të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Ajo është shprehur se referendum i Britanisë është një presion për BE-në dhe pas Greexit, nesër do të ketë Brexit dhe më pas vjen Frexit.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)