Britania po planifikon riatdhesimin e 'shqiptarëve të paligjshëm'

Britania po planifikon riatdhesimin e 'shqiptarëve të paligjshëm'

Foto ilustruese

Qeveria britanike po planifikojnë një deportim masiv gjatë javës së ardhshme të kriminelëve të huaj dhe emigrantëve që ndodhen Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale. Lajmin është bërë me dije britanikja “Daily Mail”.

Sipas “Daily Mail”, nga ky operacion do të depërtohen deri në 300 shtetas të huaj dhe pretendohet të jetë aksioni më i madh i dëbimit i tentuar ndonjëherë brenda 24 orëve.

Ditën e martë pritet të nisen fluturimet çarter të rezervuara nga Ministria e Brendshme në Shqipëri, Kurdistan-in e Irakut dhe Bangladesh.

“Ata që do të deportohen po mbahen në qendrat e largimit të imigracionit, përfshirë Colnbrook, pranë aeroportit Heathroë, ndërsa presin fluturimet” shkruan DM-ja.

Emigrantët janë kapur nga e gjithë Britania dhe janë ndaluar gjatë muajit të kaluar.

Autoritetet britanike nuk e kanë pranuar të komentojnë fluturimet e së martës, por “Daily Mail” shkruan se mes të dëbuarve përfshihen kurdë irakianë, shqiptarë dhe shtetas të Bangladesh-it.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 29/05/2022 09:55

    Shtetet legene si Shqiperia i pranojne mbrapsht. India nuk pranon asnje qytetar te saj te deportoher nga UK.

    Përgjigju
  • justice: 28/05/2022 23:31

    I ktheni te Edvin Rama se ai ka kerkuar gjithe shqiptaret qe jane jashte te kthehen te japin kontribut, hahahahahhaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush