Britania e Madhe ka regjistruar 336 raste të reja me variantin e ri Omicron. Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid bëri të ditur se ky variant i Covid po përhapet me shpejtësi, por fatmirësisht asnjë prej të prekurve nuk është i shtruar në spital.
Nga rastet e konfirmuara të Omicron, 261 ishin në Angli, 71 në Skoci dhe katër në Uells, ndërsa Irlanda e Veriut ende nuk ka një rast të konfirmuar.
Sipas autoriteteve shëndetësore në vend, qeveria do të marrë masa për kontrolle më të forta kufitare, testime dhe gjurmim kontaktesh.
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kufizime në udhëtimet nga vendet në Afrikë, si dhe me Nigerinë duke u bërë vendi i 11-të i shtuar në listën e kuqe.