Britania sanksionon dy prodhuesit më të mëdhenj të arit në Rusi

Britania sanksionon dy prodhuesit më të mëdhenj të arit në Rusi

Shufra ari në një fabrikë ruse në Britani

Britania ka sanksionuar 29 persona dhe subjekte në industrinë ruse të arit dhe naftës. Individët dhe entitetet e sanksionuara përfshijnë një rrjet me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe që sipas Britaniës janë përgjegjës për dërgimin e më shumë se 300 milionë dollarëve të ardhura nga ari në Rusi.

Britania vendosi gjithashtu sanksione ndaj dy prodhuesve më të mëdhenj të arit në Rusi, Nord Gold Plc dhe Highland Gold Mining Ltd, si dhe oligarkëve Vladislav Shviblov dhe Konstantin Strukov, raporton Reuters.

“Sanksionet do të godasin ata që i kanë ofruar ndihmë Putinit duke e ndihmuar atë të kufizojë ndikimin e sanksioneve tona mbi arin rus dhe naftën ruse, dy burime vendimtare të të ardhurave për makinën ruse të luftës”, tha James Cleverley, sekretari i Jashtëm britanik.

Masat e fundit kanë për qëllim parandalimin e individëve dhe subjekteve që të ndihmojnë Rusinë të shmangë ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare, sipas qeverisë britanike.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël