Britania sulmon Rusinë, "jo sulme
kibernetike, luaj sipas rregullave"

Britania sulmon Rusinë, "jo sulme<br />kibernetike, luaj sipas rregullave"<br>
Theresa May ka lëshuar një sulm më të fortë ndaj Rusisë, duke e akuzuar Moskën për ndërhyrje në zgjedhje dhe për spiunazh kibernetik.

Në një fjalim në Bashkinë e Londrës, kryeministria tha se qeveria e Vladimir Putinit po përpiqej të "minonte shoqëritë e lira".

May tha se: “Ata kanë sajuar histori të rreme për të mbjellë mosmarrëveshje në Perëndim”.

Por, ajo shtoi se Britania e Madhe nuk do konfrontim të përhershëm me Rusinë, por ajo do të mbrojë interesat e vendit të saj.

Komentet e May janë në kontrast të fortë me ato të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili javën e kaluar tha se besonte te mohimi i ndërhyrjes së Presidentit Putin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Boris Xhonson do të vizitojë Rusinë muajin e ardhshëm.

May vazhdoi më tej duke e përshkruar si një mesazh të thjeshtë për Putin, duke u shprehur se Rusia duhet të ndjekë një rrugë të ndryshme nga ajo çfarë ka bërë në Krime vitet e fundit, nuk duhet të nxisë konfliktin në Ukrainë apo të nisë sulme kibernetike ndaj qeverive dhe parlamenteve anembanë Evropës.

Rusia mund të jetë një partner i vlefshëm i Perëndimit, por vetëm nëse ajo luan sipas rregullave, argumentoi May.

"Rusia ka shkelur në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore kombëtare të disa vendeve evropiane dhe ka ngritur një fushatë të vazhdueshme të spiunazhit kibernetik dhe përçarjes.

"Këtu mund të përmendim midis shumë të tjerave përfshirjen në zgjedhje dhe hackimin e Ministrisë daneze të Mbrojtjes dhe Bundestagut".

Redaksia Online
a.dr.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online