Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë

Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë

Britania e Madhe dhe Franca e kanë thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për gjendjen humanitare në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, Britania është duke shqyrtuar edhe sanksionimin e dy ministrave izraelitë, tha të mërkurën kryeministri britanik, Keir Starmer.

Furnizimi me ushqim në Gazë ka shënuar rënie të madhe në javët e fundit, pasi autoritetet izraelite vendosën rregulla të reja doganore. Kjo gjendje e nxiti SHBA-në ta paralajmërojë Izraelin se, nëse nuk e përmirëson gjendjen, mund të përballet me kufizimin e ndihmës ushtarake nga ajo.

“Ne vazhdimisht po i pasqyrojmë këto me partnerët tanë”, tha Starmer në Parlament, kur u pyet për gjendjen në Gazë.

“Ka kohë që nevojitet dhe nevojitet edhe tani urgjentisht futja e më shumë ndihmave në Gazë”, tha ai.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, tha në një komunikatë se Izraeli duhet të sigurohet që civilët të mbrohen dhe që rrugët të jenë të hapura për ta lejuar ndihmën jetike të kalojë. Ai theksoi se këto çështje do të diskutohen në takimin e OKB-së.

Starmer theksoi gjithashtu se Britania po shqyrton sanksionimin e ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, dhe atë të Sigurisë Kombëtare, Iamar Ben-Gvir, për shkak të komenteve të tyre në lidhje me konfliktin.

Edhe ish-sekretari i Jashtëm, David Cameron, kishte shqyrtuar sanksionimin e dyshes, para se Partia e Konservatore t’i humbte zgjedhjet në qershor.

I pyetur nëse Qeveria do t’i sanksionojë Smotrichin, që tha se t’i lësh civilët në Gazë të vdesin urie mund të arsyetohet, dhe Ben-Gvirin, që tha se përgjegjësit e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor janë heronj, Starmer tha: “Jemi duke e shqyrtuar këtë, sepse këto janë, natyrisht, komente të neveritshme”.

“Izraeli duhet t’i ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për ta shmangur vrasjen e civilëve, të lejojë sasi shumë më të mëdha të ndihmës në Gazë dhe t’ua mundësojnë partnerëve të OKB-së të veprojnë në mënyrë efektive”, tha Starmer./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?