Britania u thotë ‘stop gomoneve’, avokati për Report Tv: Pr.ligj që se ka parë kurrë vendi! Shqetësuese, penalizon ata që kanë vërtetë nevojë për azil

Britania e Madhe ka ndërmarrë masa të rrepta për emigrantët e jashtëligjshëm. Por ky projektligj i propozuar nga partia në fuqi Konservatore, në fakt nuk është mirëpritur edhe aq, pasi ‘thyen’ në një farë mënyre të drejtat e njeriut. Si masë drastike dhe pa thelb është parë edhe nga avokati Naim Hasani i cili u shpreh në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu se nëse ky ligj miratohet në verë, shanset janë të mëdha që t’i adresohet edhe Gjykatës e të drejtave të Njeriut.

“Është një projektligj që se kemi parë asnjëherë në Britani. Në Britani vitin e kaluar kanë mbërritur me gomone mbi 13 mijë individë nga Shqipëria. Jo pa qëllim kryeministri Sunak bëri këtë.”- tha avokati.

Pyetje: Pse i mëshohen shqiptarëve?

“Po ta shikojmë, vitin 2023 kanë ardhur mbi 3 mijë emigrante. Por qeveria britanike i referohet shifrave të vitit të kaluar për shqiptarët. Dhe pritet që ky ligj nëse miratohet nga parlamenti të hyjë në fuqi nga vera. Kjo gjë pritet të shkojë në gjykatën e lartë, supreme por edhe në Gjykatën e të drejtave të Njeriut, sepse edhe dje ministrja Braverman nuk pati një konfirmim nëse ky ligj është në kuadër të Konventës së të drejtave të njeriut. Sepse në thelb kjo është shqetësuese pasi ndalon azilet nga vendet që janë në luftë”- tha ai.

Sipas projekligjit  të qeverisë britanike, personave që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend nuk do t’u lejohet të bëjnë kërkesë për azil dhe do të dëbohen në vendet e tyre apo në të ashtuquajturat vende të treta të sigurta brenda 28 ditëve. Ai thotë se ky vendim ka ardhur pasi sipas tij, qytetarëve po iu bëhet padrejtësi, sepse paratë që shkojnë për këta emigrantë të paligjshëm, mund të shkojnë pikërisht për ta.

Sipas të dhënave, gati 46,000 emigrantë kaluan Kanalin me varka të vogla vitin e kaluar, një dyfishim në krahasim me vitin paraardhës.

 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale