TIRANE-Policë nga Hampshire kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të mbështetur prindërit e moshuar të një burri të vrarë, trupi i të cilit u gjend në një makinë të djegur. Tre oficerë nga departamenti i krimeve, që merren me trajtimin e familjarëve, kanë vizituar familjen e Agim Hoxhës, ndërkohë që vazhdon hetimi për të gjetur se kush e ka vrarë atë.
Dje, një javë që kur zjarrëfikësit zbuluan trupin e djegur keqas të 29-vjeçarit Hoxha në mercedesin e tij në Chilworth, policia ka bërë një apel të ri për ndihmë për të rënë në gjurmë të autorëve, por edhe të makinës tjetër të viktimës. Dedektivët nuk janë të sigurt nëse makina gri "Mondeo" mund të ketë njolla të dukshme dhe gjurmë të vrasjes, por kjo makinë po mungon dhe mund të jetë e parkuar në ndonjë rrugë. Ata dje kanë përdorur një makinë të ngjashme, të cilës i kishin vendosur targa false, në një apel mediatik me shpresën që dikush do ta njihte apo të mund ta kishte parë një makinë të tillë. Më shumë se 50 oficerë policie janë duke punuar për vrasjen e Agim Hoxhës. Trupi i tij u gjet në sediljen e pasme të Mercedesit, që i ishte vënë flaka në Childëorth në orët e para të mëngjesit të të enjtes së kaluar.
Edhe pse oficerët kanë konkluduar se zoti Hoxha kishte vdekur përpara se t'i vihej zjarri makinës, ata nuk janë ende të sigurt për mënyrën sesi ka vdekur. Shefi i policisë, inspektori Rachel Farrell thotë se oficerët janë duke punuar rreth qindra deklaratave dhe qëndrimeve, duke ndjekur edhe disa linja kyçe të kërkesave, por ende nuk është përcaktuar një motiv.
Dje dedektivja urdhëroi se kush e njihte zotin Hoxha, që kishte jetuar në Southampton gjatë tetë viteve të fundit, të paraqitej për të ndihmuar dhe për të dhënë një panoramë të qartë të jetës së tij. Inspektorja Farrell tha: "Agimi ndoshta ka qenë i njohur - ai dilte në pub dhe klube. Ai ishte një djalë i ri, i cili, sikurse thotë edhe familja e tij, kishte një karakter shumë të gjallë dhe shumë njerëz mund ta njohin. Ne jemi të interesuar të dimë gjithçka për jetën e tij". Më pas ajo shtoi: "Tre dedektivë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të mbështetur familjen e Agimit.
Prindërit e tij janë të moshuar dhe sigurisht ky lajm ka qenë një shock tragjik për ta. Në një deklaratë, familja e zotit Hoxha tha: "Humbja e tij na la një dhimbje të thellë në familje dhe është një humbje e rëndë". Agim Hoxha jetonte prej 12 vitesh në Britani, duke punuar në ndërtim rreth Londrës dhe Southampton. Ai përshkruhet "si një punëtor i mirë" dhe që pëlqente të luante dhe futboll. Familja e tij thotë: Ai nuk e meritonte një gjë të tillë dhe nuk e kuptojmë pse dikush mund ta bëjë këtë gjë".
Sipas BBC dy persona janë arrestuar në lidhje me kete ngjarje . Një 23-vjecar i arrestuar javën e kaluar në Birmingham u lirua pa ndonjë akuzë, ndersa një 36 -vjecar u arrestua të shtunën në Southampton.
(jd/shqiptarja.com)
(Marrë nga "The dailyecho")
/Shqiptarja.com