Rreth 50 shqiptarë arrestohen çdo javë për çështje të ndryshme në Britani, sipas autoriteteve.
 
Në një artikull të publikuar nga  Daily Mail tuhet se policia po përballet me një valë të krimit shqiptar dhe rritje të luftës ndaj drogës, ndrësa shkruan se “mijëra njerëz nga shteti i vogël ballkanik po mbahen në Britani të Madhe për vrasje, vepra seksuale, trajtim droge, pastrim parash, kontrabandë të njerëzve dhe kërcënime me vdekje”.
 
Këto të dhëna vijnë pas  paralajmerimit të Agjencise Kombëtare te Krimit, se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës janë ‘një kërcënim i rëndësishëm’ në rrugët e Britanisë.
 
Sipas policisë britanike, grupet e krimit të organizuar nga ish-vendi komunist kanë ndikim të madh në furnizimin me kokainë në të gjithë vendin dhe, sipas tyre, janë të gatshëm të shkaktojnë dhunë serioze për të mbrojtur tregun e tyre të paligjshëm fitimprurës.
 
Në total vitin e kaluar, policia arrestoi 2781 të dyshuar shqiptarë për krime, 8 përqind më shumë se nje vit me pare, qe numeronte 2,578 të arrestuar,shkruan Dily Mail.
 
Sipas te dhenave, 1 në 11 nga 32,000 banorët shqiptarë të lindur në Angli dhe Uells janë ndaluar, edhe pse disa individë mund të jenë marrë në paraburgim më shumë se një herë.
 
Por mijëra shqiptarë të lejuar në Britani të Madhe dyshohen për adoptimin e identitetit fals nga Kosova fqinje, duke pretenduar persekutimin gjatë konfliktit rajonal 18 vjet më pare.

daily mail
   (Artikulli i publikuar në Daily Mail)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com