Britanikët ofrojnë paketë turisike 'dy në një' për vrasësit e kafshëve në Afrikë (FOTO)

Britanikët ofrojnë paketë turisike 'dy në një' për vrasësit e kafshëve në Afrikë (FOTO)

Foto e gjuetarëve bashkë me kafshët e vrara

Gjuetia e kafshëve në Afrikë, ku përfshihen luanë, elefantë dhe rinocerontë është përhapur shumë dhe tani gjuetarët po përfitojnë nga marrëveshja 'dy në një', ku të apasionuarit përfitojnë një paketë falas udhëtmi.

Sipas "Mirror", fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar janë bërë më të lira dhe shumë kompani u ofrojnë gjahtarëve oferta,  ku nuk do të paguanin kosto shtesë.

Një ofertë tjetër është mundësia për të vrarë shtatë kafshë brenda pesë ditëve për 1.499 paund britanik.

 Eduardo Goncalves, nga fushata  "Ban Trophy Hunting" është shprehur se biznesi po lulëzon.

"Më parë, ishin thjesht zotëritë e zbritura dhe kolonët e ushtrisë që shkuan për të gjuajtur safarët dhe sot janë inxhinierë të gazit, menaxherë të shërbimit të klientëve të ndërmarrjeve të shërbimeve, furnizuesit e NHS, mbikëqyrësit e ofruesve të internetit dhe madje edhe pensionistët që vrapojnë për të vrarë kafshët e egra për argëtim", është shprehur Goncalves.

Shumica e kompanive shfaqin fotografi të klientëve të ulur pranë kafshëve të vrara nga vetë ata.

Inxhinieri Manish Ghelabha ka dalë në faqen e mediave sociale të një firme me një luan të vdekur. 

"Unë gjithmonë mendoja se do të luftoja për të siguruar një udhëtim gjuetie në Afrikë", është shprehur ai.

Media britanike zbuloi se 2,242 pjesë nga kafshët e gjuetisë u importuan në Mbretërinë e Bashkuar në dekadën e kaluar, me 15% nga speciet e rrezikuara, që  përfshinin koka, këmbë, bisht apo  brirë nga kafshë si elefantë, leopardë, rinocerontë apo luanë.

Ministri i mirëqenies së kafshëve Zac Goldsmith ka deklaruar se qeveria do të zhvillojë një konsultë urgjente për gjuetinë e safarit.

 Ai tha se ndihej shumë keq duke parë fotot e gjahtarëve që dilnin hapur me kafshët e vrara dhe lufta kundër gjuetisë së  kafshëve të rrezikuara nga zhdukja është shumë e rëndësishme.

Ora 14:50
Britanikët ofrojnë paketë turisike 'dy në një' për vrasësit e kafshëve në Afrikë
2/7
Media britanike shkrim për gjuetinë
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

    Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

    Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet