Britani e Madhe-Një burrë i maskuar dhe me thikë në dorë ishte futur brenda një marketi për të kryer një plaçkitje, por aty hasi në rezistencë nga punonjësit.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur punonjësit i hedhin piper të kuq në fytyrë me qëllim që të largohet, edhe pse vazhdimisht i vërsuleshin me karrige dhe shkop të hekurt. Ngjarja ka ndodhur në Angli, ndërsa plaçkitësi është identifikuar si Christian Callaghan, 45-vjeç, i cili pas disa sekondave orvatje me punonjësit e marketit arrin ta kapë arkën me para dhe të dalë jashtë.
Dhe në momentin që tenton të largohet me biçikletë, ata i vërsulen duke ia mbushur fytyrën me piper të specave djegës. Si rezultat i djegies së madhe të syve, ai u detyrua ta lëshojë në tokë arkën dhe të largohet duarthatë.
Mediat angleze raportojnë se punonjësit në market në fakt ishin burrë e grua, ndërsa plaçkitësi është kapur nga policia.
kesaj i thone te jesh grabites me biciklete.
Përgjigju