British American Tobacco në partneritet global me McLaren

British American Tobacco në partneritet global me McLaren

British American Tobacco

British American Tobacco (BAT), ka njoftuar sot një partneritet global me McLaren, me bazë teknologjinë e avancuar dhe inovacionin. Partneriteti shumë vjeçar është fokusuar në përshpejtimin e proçesit të trasnformimit të duhanit, në zemër të të cilit, është angazhimi i BAT për të ofruar një protofol të produkteve më rrezik potencialisht të reduktuar, që mund të sjellë një” të nesërme më të mirë” për konsumatorët e tij.

Si pjesë e marrëveshjes, BAT do të punojë ngushtësisht me teknologjitë e aplikuara të McLaren, duke ndarë ekspertizën teknologjike, përfshirë këtu bateritë, materialet e avancuara dhe dizajnin. Dy kompanitë do të ndajnë paktikat më të mira, inovacionin, njohurinë dhe eksperiencën e përbashkët.

Ambicja e BAT-it, “Transformimi i Duhanit”, ka si qëllim t’i ofrojë konsumatorëve zgjedhje të duhanit me më pak rrezik dhe nikotinë. Ky partneritet i jep BAT-it një platformë për të përshpejtuar rrugëtimin e tij dhe është dëshmi e angazhimit të BAT për reduktimin e dëmtimit nga duhani.

Ky partneritet sjell bashkë dy kompani me një pasion të përbashkët për teknologjinë, inovacionin dhe dizajnin, si dhe një dëshirë të qartë për të sjellë një ndryshim të rëndësishëm dhe kuptimplotë përmes bisneseve të tyre.

BAT si partner global i skuadrës të Formula One, McLaren, do të ketë prezencë brenda dhe jashtë makinës së McLaren, përgjatë gjithë sezonit sipas rregullave dhe legjislacionit përkatës. Platforma e re e BAT-it një “ E Nesërme më e Mirë” do të prezantohet në 14 Shkurt gjatë lançimit e makinës McLaren 2019.

“Ne jemi jashtëzakonisht të ekzaltuar dhe krenar për këtë partneritet, i cili na bën të mundur përshpejtimin e proçesit të trasnformimit tonë. Ky partneritet na jep një paltfomë të vërtetë globale, me të cilën do të duhet të rezononim më shumë me produktet tona të rrezikut potencialisht të reduktuar, përfshirë këtu Vype, Vuse dhe markat globale. Së fundmi, inovacioni dhe teknologjia do të na mbështesin në krijimin e një “të nesërme më të mirë” për konsumatorët tanë në mbarë botën”.

Shefi i Marketingut të BAT, Kingsley Wheaton

“Në e mirëpresim BAT-in në skuadrën McLaren dhe mbështesim ambicjen e tyre për të sjellë një ndryshim të qëndrueshëm dhe kuptimplotë përmes inovacionit. Axhenda e trasnformimit të BAT është thelbësore në këtë partneritet dhe në jemi të kënaqur të ndajmë përvojën dhe ekspetizën tonë për të ndihmuar në përshpejtimin e saj”.

Shefi ekzekutiv I McLaren Racing

Rreth British American Tobacco

British American Tabacco (BAT) është një kompani lider ndërkombëtare, e mallrave të konsumit, e cila ofron produktet e saj në mbarë botën. Ajo ka të punësuar mbi 55,000 njerëz dhe është prezente në më shumë se 55 shtete dhe fabrikat e saj ndodhen në 42 vende.

Portofoli strategjik i BAT është i përbëre nga marka globale dhe nga një gamë produktesh me rrezik potencialisht të reduktuar, që është gjithnjë e më shumë në rritje, ku përfshihen produktet e avullimit dhe nxehjes të duhanit, po ashtu edhe produktet orale të duhanit dhe nikotinës si duhan i përtypshëm dhe bustina, si edhe bustina duhani pa nikotinë. Këto produkte më rrezik potencialisht të reduktuar janë të disponueshmë në 28 tregje në mbarë botën. Vlera e tregut të kompanisë është £61.7 miliard.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja