'Britma' e Munch në ankand
pritet të kapë 80 milionë USD

'Britma' e Munch në ankand <br />pritet të kapë 80 milionë USD
NJU JORK – Vepra e famshme ‘Britma’ e ekspresionistit Edvard Munch do të dalë në ankand sot në Sotheby’s dhe pritet të shitet për të paktën 80 milionë dollarë.

Piktura pastel e 1895, ku një njeri mban kokën me duar dhe bërtet nën një qiell të kuq, është bërë tshmë simboli i ankthit të njeriut modern dhe gjendet e riprodhuar kudo, nga bluzat deri te filxhanët.

Në fakt kjo është një nga katër variantet që Munch pikturoi për ‘Britmën’, tre të tjerat ndodhen në muzeumet norvegjeze. Piktura që po shitet është e vetmja në duar private dhe i përket biznesmenti norvegjez Petter Olsen, babai i të cilit ishte mik dhe mbrojtës i piktorit.

Çmimi prej 80 milionë USD që po përmendet do ta bëjë ‘Britmën’ një nga veprat e artit të shitura më shtrenjtë në ndonjë ankand.

Sotherby’s tha se varianti që po del në ankand është ai me ngjyrat më të ndezura nga të katërt dhe i vetmi që kornizën e ka pikturuar vetë autori, duke shtuar edhe një poezi për të treguar frymëzimin e tij.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza