Këngëtarja e pop-it Britney Spears ka braktisur X-Factor, pasi u informua që Simon Cowell do të anulonte kontratën e saj 15 mln $, me motivacionin se ajo ishte e mërzitshme për publikun.

Nuk janë kursyer kritikat për yllin e popit gjatë pjesëmarrjes së saj në jurinë e X-Factor në SHBA.

Producentët e spektaklit me famë botërore kishin bërë ndërkohë plane për sezonin e ardhshëm.

Nga mediat e huaja raportohet se ato duan të zëvendësojnë Britneyn dhe La Reid.

Mësohet se 31 vjeçarja ka vendosur të heqë dorë nga X-Factor para se të vijë vendimi zyrtar nga producenti Cowell.

Edhe këtë herë ylli i popit mbetet në vëmendjen e shtypit rozë, duke marrë parasysh dhe skandalet e shumta nga jeta personale.

(d.s/shqiptarja.com)