Mesa duket këngëtarja Britney Spears nuk mund të qëndroj gjatë jashtë skandaleve. Revista “Star” ka zbuluar se ajo ka paguar një ish-trupërojë në mënyrë që të tërhiqte një padi për ngacmim seksual nga gjykata.Kjo ka ndodhur një mauj pasi një tjetër truprojë i Spears përshkroi sesi këngëtarja organizonte orgji me pjestarët e saj të stafit gjatë koncerteve të ndryshme. Në këtë mënyrë ajo u përpoq të shmangte një skandal të radhës. Ndërkohë mësohet se këngëtarja ka patur zënka të shumta me të dashurin e saj Jason Traëick. Sipas burimeve babai i Britneyt nuk e lejonte atë të takohej rregullisht me Jason. Gjithashtu truproja u shpreh për “Star” se kur këngëtarja takohej me Jason dëgjoheshin zënka të cilat degradonin deri në ofendime mjaft të ulëta kështu që Britney Spears i kërkonte menjëherë të largohej.(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com












