Ndonëse mendohej se tashmë këngëtarja e njohur Britney Spears do të kurorëzohej së shpejti në martesë, sërish ajo ka habitur mediat dhe fansat e saj.

Vetëm pak ditë më parë është bërë publike ndarja e Spears me të fejuarin Jason Trawick.

Çifti ishte njohur në vitin 2010, ku një vit më pas vendosën të fejoheshin. I pyetur nga mediat për këtë vendim, Jason nuk ka preferuar të prononcohet dhe vetëm ka falenderuar fansat për mbështetjen.

Mesa duket kjo nuk është një periudhë e mirë për këngëtaren e njohur, pasi përveç ndarjes nga Trawick, ajo është përjashtuar edhe nga talent show X-Factor USA, duke humbur kështu të drejtën e kontratës disa milionëshe që ajo kishte në këtë program.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com