Brnabiç: Nuk do të ketë sanksione për Serbinë, Vuçiç i ka bindur liderët e BE-së

Brnabiç: Nuk do të ketë sanksione për Serbinë, Vuçiç i ka bindur liderët e BE-së

Ana Brnabiç, Kryeministrja e Serbisë në një intervistë për mediat spanjolle pas daljes në kuadër të zhvillimeve të samiti të BE-së në Spanjë. Kreu i Këshillit të Ministrave serb tha se Bashkimi Europian nuk do të vendosë sanksione ndaj Serbisë për sulmin e kryer në 24 Shtator në Veri të Kosovës.

Brnabiç ka theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka arritur të mbrojë interesat e vendit dhe se i ka bindur ndërkombëtarët europian të mos jenë ndëshkues ndaj shtetit serb, raporton agjencia e lajmeve blic.rs.

Brnabiç tha se Vuçiç menaxhoi interesat e vendit dhe ka arritur që çështja e sanksioneve të mos jetë pjesë e vendimmarrjes së drejtuesve të Bashkimit Europian. Ajo thotë se është meritë e diplomacisë së presidentit Vuçiç që ndaj Serbisë nuk do të ketë asnjë masë ndëshkimore. Brnabiç shtoi se ajo nuk beson që Bashkimi Evropian do të zgjerohet deri në vitin 2030, por kjo nuk do të thotë se Serbia duhet të heqë dorë nga anëtarësimi në Evropë.

Lidhur me sulmin e 24 shtatorit ku humbi jetë një efektiv i policisë së Kosovës dhe u vranë 4 agresorë serbë, kryeministrja serbe tha se kishte një tjetër variant të ngjarjes, e cila u shpreh se incidenti ishte shoqëruar me informacione të rreme në mediat ndërkombëtare.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja