Mbahet sot dhe nesër në orën 19.00 në qendrën kulturore pranë Katedrales Ortodokse muzikali "Broadway night" me regji të Donald Shehut dhe nën drejtimin artistik të Linda Kazanit.
Shfaqet sot në orën 11.00 pranë Universitetit të Arteve dokumentari "Filiz" i Gerald Shinos dedikuar fermerit dhe aktivistit Alban Çakalli.
Për vogëlushët deri në moshën nëntë vjeç, Teatri Eksperimental mban nga sot në orën 10.30 deri të dielën shfaqjen "Bëhu trim pinguin i vogël" me regji e koreografi të Semela Skënderasit.
Kujtesa Kolektive vijon të diskutohet tek “Bunkeri” në Tiranë edhe sot në orën 18.00 me të ftuarin e radhës kuratorin dhe historianin e artit Ermir Hoxha, i cili do të ndalet në temën “Gruaja në artin pamor".
Në qendrën kulturore "Tulla" në Tiranë organizohet sot në orën 18.00 takimi "Të ndërtosh një skenë në post-tranzicion" me të ftuar Elian Stefën.
Do të prezantohen sot në orën 18.00 tek Oborri në Tiranë, letrat e famshme të dashurisë që frymëzuan breza.
Çelet këtë mbrëmje në orën 18.00 në galerinë "Fab" në Tirane ekspozita "Gjilpëra" e Artemisa Çullhaj e kuruar nga Najada Hamza.
Në kuadër të shkëmbimit kulturor çelet sot në orën 18.30 në galerinë 70 në Tiranë ekspozita "Transition" nga artistë të Studio 44 të Stokholmit në Suedi.
Nga sot deri të dielën në orën 19.00 vihet në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqja “E kuqe” e John Logan me regji të Altin Bashës.