VIDEO/ Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime! Ja si e priti Vangjel Tavo me mbështetësit fitoren e Bashkisë së Himarës, momenti i numërimit të votave të fundit

Ishin votat e fundit teksa komisionerët e Grupit Numërues të Bashkisë Himarë po bënin numërimin në qetësi, kur ka shpërthyer edhe festa në kampin e socialistëve.

Brohoritje, duartrokitje dhe përqafime në sallën ku ndodheshin edhe përfaqësuesit politikë, mbështetësit dhe vetë kandidati i PS, Vangjel Tavo, i cili rezultoi fitues ndaj kandidatit rival të opozitës, biznesmenit Petro Gjikuria, me mbi 55% të votave.

I pranishëm edhe përfaqësuesi politik socialist Blendi Klosi, që bashkë me të tjerët rrethuan Tavon dhe e uruan për fitoren e zgjedhjeve. Kryebashkiaku i ri, që pret të marrë edhe “bekimin” e KQZ, ka deklaruar se do fillojë punën menjëherë, duke u fokusuar fillimisht te turizmi, teksa nuk parashikohet festë e socialistëve në Himarë edhe për shkak të respektimit të rivalit dhe mbështetësve të tij.

Megjithatë mbështetësit nuk i janë bindur, duke dalë në rrugë me festime dhe hedhje fishekzjarrësh. Policia po monitoron situatën nga afër, për të shmangur incidentet apo ndonjë përplasje të mundshme.


Lajmi kryesor:

Vangjel Tavo i PS-së, fiton me mbi 1400 vota plus zgjedhjet në Himarë! Kryetari i ri i bashkisë: Sot fituan himariotët! Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar (VIDEO)


A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?