Brokaj për reformën territoriale
'Dule, është ushtar i Janullatosit'

Brokaj për reformën territoriale<br />'Dule, është ushtar i Janullatosit'
TIRANE- Sabit Brokaj ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-deputet i Vlorës në Partinë Socialiste duke e konsideruar reformën territoriale të nevojshme për vendin i cilëson qëndrimet e kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, të pavend, madje të stisura.

Himara e cila është bërë edhe “molla e sherrit” mes PBDNJ dhe mazhorancës sipas Brokajt nuk është konsideruar kurrë si minoritet, ndërsa shton se dyshja Dule-Bollano janë antishqiptarë.

"Ju të medias e keni pompuar si shumë Dulen si dhe Bollanon. Dy njerëz pa ndonjë vlerë dhe qe kanë hyre politikanë ne politikë , Dulja pa votat e minoritetit grek asnjëherë s'ka fituar, edhe i stisur nga partitë e mëdha për të treguar që medemek me përfaqësues minoriteti bëjnë politika dhe në fakt krijojnë vetë probleme, politikes Shqiptare. Është normalë për mua që një reformë territoriale e cila nga 400 e ca komuna dhe njësi zbret ne 60 ose 50, sikur dhe me 100 dhe 200 të zbriste përsëri do sillte probleme. 
Cënohen interesa ekonomike financiare, sociale po deshët, në një numër të madh njerëzish. Sikur të marrësh vetëm sa nga administrata e komunave aktuale mbeten pa punë. Të paktën si fillim. Do kishte vetiu probleme. Përveç kësaj që përfaqësues të politikës cënohen interesa elektorale të tjera e tjera. Por ama gjykohet a është e domosdoshme? Është absolutisht e domosdoshme. Thjesht për qeverisjen e vendit sëpari dhe natyrisht si një nga kërkesat për integrim. Do të bëheshe i krahasueshëm për të mos thënë i barazueshëm se s'ia arrin dot. Ne ndarjet territoriale që kanë ato vende ku na integrohen. Kohët e fundit filloj të ngacmohet si shumë se fillimisht nuk u ngacmua se filluan njerëzit te lexojnë prekjen e interesave konkrete prandaj dhe u bë zhurmë. Por nga zhurma më kot është ai i Himarës. Zhurma më e stisur gjithashtu është e Himarës. Dhe e ngrenë dy veta këtë që siç thash një Grek i gropullit, i pa votuar në zonën e tij por qe kryeson një parti të quajtur të drejtat e njeriut por është një parti vegël deri tani që manipulohet për interesat e atyre që janë antishqiptarë, bile në këtë rast do kujtoj për të qenë ..... Në cilin rast Dulja dhe partia e tij mbajtën qëndrime për Kosinën zhvarrosjen e eshtrave e Shqiptarëve për ti bërë ushtarë Grek. Në cilin rast Dulja ose kjo parti mbajti qëndrime për varrezat ne boboshticë ku u zhvarrosën Shqiptarët për të vënë një kryq te një ushtari enegzistent grek. Në cilin rast në situata kur Shqiptarët realisht në mënyrë të pa drejt janë ndëshkuar në operacionin "fshesa". Në probleme që ju kanë sjellë në dogana me kompjuterë dhe stër-kompjuterë. Mbajti një qëndrim që i takoi të drejtave të njeriut. Ai ka qenë një, realisht siç e quante Pëllumb Xhufi sot një ishdhjak atij Janollatosit dhe që si ushtarë i eurollotosit vazhdonin veprimin e tija." nënvizoi ish-ministri Brokaj
 
brokaj

Zgjedhjen e Greqisë si partner strategjik Brokaj e cilëson skandaloz. Sipas Brokaj mes dy vendeve ekzistojnë një sërë çështjesh të tjera delikate që duhen zgjidhur. Ndërsa vlerëson qëndrimin e ministrit të jashtëm Ditmir Bushati ndaj deklaratave të Athinës zyrtare për çështjen e Himarës në ndarjen e re territoriale.

"Ministri i Jashtëm grek thotë që të mos krijohen probleme të tjera. Së pari ai të zgjidhë ato probleme që janë, kufijtë tokësorë që nuk i njohin, apo nuk i kanë afishuar; të drejtën e çamëve dhe po ka ndonjë problem minoriteti grek atje ku është le ta na e thotë, por s’na ka thënë asgjë dhe na vjen për Himarën. Pra stis një problem në politikën shqiptare në një zonë të pastër shqiptare. Ka probleme, probleme kardinale me Greqinë të pazgjidhura, që nuk po i zgjidhin ata. Ndërkaq lidhur me integrimin, vaj hallit nëse Shqipërisë do t’i varej integrimi nga Greqia. Për mua Greqia për integrimin dhe futjen në NATO ka mbajtur një qëndrim pozitiv, por ama nga ana tjetër ka luajtur gjithë kartat që synimet e saj të ekspansionit t’i realizojë. Greqia është një vend fqinj me të cilin ne duhet të kemi marrëdhënie sa më të mira, por përcaktimi si aleatë strategjikë është skandaloz. Politikat e sigurimit vende të cilat kanë patur apo kanë pretendime ndaj një vendi tjetër qoftë dhe ne planin historik nuk quhen strategjik. Luftohet përpiqet për marrëdhënie sa më të mira, mundësisht të kenë karakter sa më të gjatë, por megjithatë strategjik nuk quhen. Ca politikanë tonë të paditur, apo të marrosur, apo servilë quajnë Greqinë aleat strategjik. Cili është aleati strategjik në vetvete dhe cila është ajo strategji kur ku vend që sot e kësaj dite provokon me gjithë mënyrat që i lejon situata aktuale të quhet strategjik? Kjo nuk ndalon që marrëdhëniet të jenë sa më të mira . Qëndimi i ministrit të Jashtëm, Bushati në këto 20 vite është qëndrimi më me dinjitet, më i qartë, më kushtetues, që është mbajtur në politikën e jashtme shqiptare." u shpreh ish-ministri i mbrojtjes
 
brokaj

Duke prekur klimën politike në vend, ish-deputeti i Vlorës, Sabit Brokaj, shprehet se Partia Demokratike e ka traditë sabotimin, duke i cilësuar disa vendime të ish- liderit demokrat Sali Berisha antikombëtare.

"Për mua nuk është e papritur. Në 20 vite me politikë pluraliste në Shqipëri, Partia Demokratike nën kryesinë e Berishës ka mbajtur nga qëndrimet me anti-kombëtare. Ka patur kulmet e veta, është përpjekur që të lërë Shqipërinë pa Kushtetutë, dhe dihet se Kushtetuta është më e rëndësishme se ndarja territoriale. Berisha është përpjekur që ti heq territore detare Shqipërisë, madje i ka firmosur. U ka dhënë grekëve një shkak për të pretenduar. Në të gjithë problemet e situatës kombëtare shqiptare Berisha ka mbajtur qëndrime më flagrante për të krijuar kriza në Shqipëri në kohën që duhet të ndihmoni ne për zgjidhjen e krizave në Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë. Edhe ky qëndrimi i PD-së sot, mjerisht do ta cilësoja unë, ata bëjnë gabimin tjetër." theksoi Brokaj

Nga ana tjetër sa i përket vendimit të PDIU-së për t'ju bashkuar reformës territoriale, ish-ministri i mbrojtjes e gjykon këtë si një qëndrim korrekt dhe shumë serioz.

brokaj

"Lidhur me qëndrimin e PDIU-së është qëndrimi me korrekt. E gjykoj një qëndrim shumë serioz, që pavarësisht se është në opozitë dhe mbështet PD-në ne mjaft çështje, por në këtë çështje kaq të rëndësishme me interes kombëtar dhe integrues ajo e veçon veten dhe i bashkohet mazhorancës kur nevoja e ndarjes territoriale është jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimin e shtetit shqiptar." tha Brokaj
 
Por, Brokaj e ka një koment edhe për kryetarin e ri të partisë demokratike Lulzim Basha.

"Basha është produket i Berishës, të mos genjejmë veten, as mos fshihet pas gishtit. Nuk vë njeri Saliu në krye pa qënë ushtar i tij dhe pa vepruar me mend e Saliut. Po dole jashtë rrethit të mendimit të Berishës të flak siç ka flak të gjithë politikanët shumë të mirë që ka patur Partia Demokratike që nga vitin 1991." shprehet Brokaj
 
Duke iu referuar pakicave etnike në vend, Brokaj u shpreh se nuk është pro ndarjes së tyre, pasi ndër vite minoriteti është trajtuar më së miri.

brokaj

"​Ku është kuti (masa) me të cilin duhet matur Dulja, i cili aktualisht nuk është përfaqësues i minoritetit. Janë deputetët e tjerë përfaqësues të minoritetit dhe jo me zhurmën që bën Dulja. Bollanoja do të thosha është i pa konsiderueshëm të merrem unë apo ndonjë shqiptar tjetër me një mercenar ordiner, mediokër, si Bollano që gjeti terren me dikur dhraminë dhe eurot e grekëve për të turbulluar situatën. Natyrisht as sa mund ta turbullojë ky farrë burri Himarën. Ritheksoj që problemi më i stisur është problemi i Himarës. E para njëherë nuk është minoritet dhe gjithë loja është që këta lojtarë natyrisht të vonuar duan që të krijojnë minoritet kur ajo nuk u krijua që në vitin 1920 kur u përcaktuan minoritetet në OKB, kur gjyshi i këtij që na kërcënon sot donte në Konferencën e Paqes për të marrë më shumë se gjysmën e Shqipërisë dhe që nuk e morri dot. Ai kërkonte gjysmën deri në Lezhë, ky kërkon Himarën tani apo fut hundët dhe thotë që problemi i Himarës duhet parë si minoritet. Ritheksoj që këto stisje të vonuara më shumë janë shkaktuar nga terreni që ka lejuar politika shqiptare diku e kompromentuar. Dikush ka gëlltitur ndonjë lugë çorbë të fëlliqur, dikush i blerë. Nuk do kishte politikan në një shtet serioz që do lejonte lojtarë të këtij niveli si Dulet e Bollanot apo politikanë të shtetit fqinj të të fusin hundët në çështjet territoriale të brendshme të një shteti." tha Brokaj

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni