PRISHTINË - Partitë e Bllokut, nëse do të kishin marrë pjesë në takimin e djeshëm, kanë mundur të ndikojnë të mos shtyhet seanca e Kuvendit. Tash, secili e ka kuptuar se në bazë të Kushtetutës dhe Vendimit të Gjykatës Kushtetuese Kryeparlamentari i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, në këtë rast, PDK’së. Në këtë drejtim, unë do të respektoj normat kushtetuese. Nuk besoj se do të përsëriten skenat sikur në seancën e kaluar.
Seanca konstituive është vendosur të mbahet të enjten, ndërkohë, LDK, AAK, NISMA janë ankuar për këtë shtyrje të seancës. Cila është përgjigja juaj?Këto ankesa do të mund t’i thoshin në takimin në të cilin i kam ftuar. Aty kanë mundur të ndikojnë që seanca të mos shtyhej.
Cilat do të jenë veprimet që do t’i ndërmerrni në vazhdimin e seancës konstituive? Do të ndërmarrë ato veprime që parashihen në Kushtetutë. Nuk janë çështje të mijat ato dhe rrjedhimisht do të veproj vetëm në bazë të Kushtetutës. Besoj se më në fund do ta zgjedhim Kryetarin e Parlamentit dhe Kryesinë. Kjo është detyra kryesore e imja si Kryesuese e seancës.
Pra, në bazë të asaj që kemi dëgjuar ju do t’ia jepni mundësinë vetëm PDK’së për ta propozuar kandidatin për Kryeparlamentar? Të gjithë e kanë kuptuar se përgjigja e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e saj nuk janë për diskutim. Ato vendime janë absolute dhe ne duhet t’iu përmbahemi atyre rregullave. Unë e kam pasur të qartë edhe në seancën e parë. Ata që nuk e kanë pasur të qarë, ndoshta, tash e kanë mësuar dhe s’di pse shqetësohemi dhe nuk e kuptojmë se si duhet të votohet Kryetari i Parlamentit.
Mirëpo, po shihet se PDK po shkon edhe në seancën e radhës pa e pasur të sigurt numrin e votave për Kryetar të Parlamentit?Të drejtën me të thënë, unë nuk po merrem me punët e mëdha të partisë. Ju po më pyesni vetëm si Kryesuese e seancës dhe unë po përgjigjem vetëm si Kryesuese.
Nëse përsëritet situata e seancës së kaluar, cili do të jetë reagimi juaj?Nuk e di dhe nuk ma merr mendja se do të përsëriten skenat e seancës së parë. Besoj se kemi marrë leksione dhe duhet të sillemi seriozisht në vazhdimin e seancës konstituive./ Gazeta Express/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.2%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 3914
Lajme të tjera
-
I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë
22 Mars, 13:54
-
VIDEO/ 'Gjelat' na shënojnë 4 gola, Shqipëria U-17 humbet me Francën në kryeqytet
22 Mars, 13:46
-
20 persona në pranga dhe 4 në kërkim për shpërndarjen e drogës në Tiranë, prokuroria: Përdorëm metoda speciale hetimi për të zbuluar dy grupet kriminale
22 Mars, 13:42
-
Eksperti rrugor: Personat që kapen duke përdorur telefonin në timon t’u hiqet patenta përgjithmonë! Avokati Duraj: Jo masa drastike, duhet edukim qytetar
22 Mars, 13:37
-
'Ari i hidrocentralëve', si iu dha fund digave te Parku Kombëtar i lumit të fundit të egër në Evropë! Një eskavator në anë, simbol i luftës që Vjosa fitoi
22 Mars, 13:36
-
Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohet 23 vjeçari në Librazhd, në kërkim bashkëpunëtori i tij! Nis hetimi ndaj 5 klientëve (EMRAT)
22 Mars, 13:24
-
Mesazhi i Ilir Metës për festën e Sulltan Nevruzit: Pranverë pa të rinj nuk ka! Të arrijmë objektivat që të qëndrojnë këtu me besim për të ardhmen
22 Mars, 13:24
-
Berisha: Regjimi i Ramës përmbyset me forcë konservatore të qendrës së djathtë! PD ishte kthyer në OJF të majtë, u largua nga shtyllat e saj kryesore
22 Mars, 13:11
-
Maqedoni e Veriut/ Të burgosurit hapin tunel prej 50 metrash për t’u arratisur, gërmonin prej muajsh me turne
22 Mars, 13:07
-
Detaje nga operacioni anti-drogë me 20 të arrestuar në Tiranë, dy grupet kriminale vepronin pa 'kokë'! Baza në Yzberisht dhe zona të tjera të kryeqytetit
22 Mars, 13:05
-
Sporti humbet mendjen brilante, Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli
22 Mars, 12:54
-
Merrte ryshfet për t’u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
22 Mars, 12:48