Këngëtari Chris Brown është shprehur për mediat e huaja se do të kishte dëshirë të performonte me të dashurën e tij aktuale Rihannën, gjatë ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Ka qenë pikërisht në spektaklin e vitit 2009 kur Chris Brown ka goditur Rihannën, akt i cili ka çuar në ndarjen e tyre.

Gjithashtu Brown është shprehur se dëshiron t’i tregojë njerëzve se ata janë bashkë dhe se janë të lumtur së bashku.

Madje një burim i afërt me këngëtarin ka thënë se Brown nuk interesohet aspak për fjalët e të tjerëve.

“Grammy Awards” do të zhvillohet më 10 shkurt në Los Angelos.

(xh.k/shqiptarja.com)