Reperi i njohur amerikan Chris Broën ka publikuar këngën e tij më të re me titull “I Can’t Win”.
Reperi ka postuar këngën në You Tube dy ditë më parë dhe duket se është pritur mirë nga fansat e tij duke marë parasysh klikimet që ka marë video në internet.
Kjo është një këngë e bazuar mbi historinë e komplikuar të dashurisë me këngëtaren Rihanna.

Ato janë një nga çiftet më të përfolura të Hollywood-it për shkak të lëkundjeve të shpeshta në marrëdhënien e tyre.
Reperi ka postuar një shkrim në rrjetin social Twitter duke shkruar se teksti është emocional. “Më thuaj çfarë duhet të bëj që ti mos të më urresh kaq shumë? Përse je e mërzitur gjithë kohën? Përse nuk do të buzëqeshësh për mua?, ka shkruar Brown në Twitter.

(Rihanna dhe djali i quajtur Laboy)
Sipas një burimi ai është shprehur në këtë mënyrë pasi këngëtarja Rihanna u shfaq në një foto duke puthur një fans.

Ata kanë tri javë që nuk janë shfaqur në publik së bashku, madje pas fotove të Rihanës me adhuruesin e saj, ai e ka fshirë atë nga profili i tij në Twitter.
/Shqiptarja.com