TIRANE- Meqenëse në Shqipëri ka filluar diskutimi për reformën në drejtësi, në këtë artikull dua të jap në mënyrë të shkurtër disa mendime e sugjerime për reformën kushtetuese dhe reformën në drejtësi, të cilat do ia dërgoj edhe Presidentit, Qeverisë, Parlamentit dhe Opozitës.

Për mendimin tim që reforma në drejtësi të jetë reale, efektive dhe jetëgjatë, është e domosdoshme të fillohet nga reforma kushtetuese, pa të cilën çdo reformë në gjyqësor e prokurori do ishte vetëm njëfarë eksperimenti jetëshkurtër, një arnim i sistemit ekzistues por jo shërim e përmirësim produktiv i tij.