Brozi: Selami të reformojë PD
Mos të bëhet avokat i Berishës
Eduard Selami të mos kthehet në avokat i Berishës. Është ky apeli që ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Zef Brozi, përmes një interviste në TV A1Report, i bën mikut të tij, siç e quan, që ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në politikën aktive të PD. Për Brozin kjo është një lëvizje pozitive, por Selami duhet të synojë kreun e partisë dhe reformimin e saj. Skepticizmi për zgjedhjet dhe kritikat ndaj ndërkombëtarëve dhe OSBE-së.
TIRANE - Eduard Selami të mos kthehet në avokat i Berishës. Është ky apeli që ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Zef Brozi, përmes një interviste në TV A1Report, i bën mikut të tij, siç e quan, që ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në politikën aktive të PD. Për Brozin kjo është një lëvizje pozitive, por Selami duhet të synojë kreun e partisë dhe reformimin e saj.
“Eduard Selami është mik, kemi qenë kolegë. Kthimi i Eduardit në politikën shqiptare për mua është një zhvillim pozitiv, e inkurajoj, është e drejta e çdo qytetari shqiptar që në një moment që e çmon të drejtë t’i futet politikës”, tha Zef Brozi gjatë intervistës me gazetarin Edvin Parruca.
“Unë habitem pse nga opozita po e harrojnë Berishën për t’u marrë me Selamin. Mos e bëni këtë gabim, e keqja është Berisha, nuk është Eduard Selami”. Nëse ky i fundit rikthehet në PD “duhet të rikthehet që të bëhet kryetar i PD. PD ka nevojë për një rilindje, për një riformatim, ka nevojë të pastrohet nga klanet kriminale që janë në të”, tha Brozi.
“Unë dua ta shoh Eduard Selamin që shkon me mision për reformuar PD-në - vazhdoi Brozi - dhe jo për t’i shërbyer Berishës. Nëse miku im Selami do të bëhet avokat politik i Berishës, kjo do të ishte fatale edhe për personalitetin” e tij.
SKEPTICIZMI PER ZGJEDHJETZef Brozi u shpreh skeptik për mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike qershorin e ardhshëm pasi “Berisha është kthyer në mjeshtër të tmerrshëm të manipulimit. Duhet ndryshuar, 8 vjet kanë qenë shumë për një diktator si Berisha. Prandaj unë do nxisja qytetarët shqiptarë të votojnë për ndryshimin”, shpjegoi ai.
Gjithsesi, “jam skeptik. Është e tmerrshme, ka 20 vjet që s’po bëjmë zgjedhje të lira, të vjen turp edhe kur flasim në ambiente ndërkombëtare”.
KRITIKAT PER NDERKOMBETARETBrozi i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që të mos tregohet naive e të presë që ndryshimi të vijë nga ndërkombëtarët. “Mos prisni që Berisha të ndalohet nga ndërkombëtarët, është naivitet. Janë shqiptarët që duhet ta ndalojnë”, tha ai.
Brozi nuk kurseu akuzat as ndaj
OSBE-së që në thotë se nga arbitër është kthyer në lajkatare e Qeverisë. “Unë jam zhgënjyer shumë nga raportet e OSBE. Duket shumë naive që opozita shpesh pret raportin e OSBE-së për të deklaruar edhe qëndrimin e tyre zyrtar. OSBE është një organizatë që vëzhgon, por nuk është se ka sjellë ndryshime në Shqipëri. Fakti që demokracia në Shqipëri është në këtë gjendje nuk është ndonjë tregues pozitiv i punës së OSBE-së apo organizatave të tjera ndërkombëtare që më shumë kanë qenë lajkatarë të Qeverisë se sa mbështetës të ndryshimeve demokratike”, deklaroi në A1Report Zef Brozi.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.3%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2830
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15