Bruksel, 8 të dyshuar në kërkim
El Bakraoui vinte tranzit nga Italia 

Bruksel, 8 të dyshuar në kërkim<br />El Bakraoui vinte tranzit nga Italia 
Të paktën 8 të dyshuar besohet se janë të lidhur me sulmet terroriste në Paris dhe në Bruksel. Policia është ende të kërkim të tyre. Mediat ndërkombëtare duke u bazuar në burimet policore kanë përshkruar lëvizjet e tyre në Europë dhe lidhje e tyre me shtetin islamik. 

Sipas mediave italiane plani sulmeve të Brukselit është hartuar në Greqi, pasi autoritetet italiane kanë regjistruar kalimet e kamikazit El Bakraoui, salah Abdeslam dhe Abaaoud nga italia në athinë, ku dhe janë gjetur harta të aeroportit Zaventem. Të gjithë të dyshuarit kanë lidhje me Abaaoud dhe Abdeslam i cili tashme po përballet me drejtësinë edhe pse  nuk bashkëpunon.

Gjatë sulmeve të Brukselit mbetën të vrarë të paktën 31 persona dhe u plagosën rreth 300 persona.Emrat e tyre janë në listën e buletinit që qarkullon në të gjithë Europën pas sulmeve të Brukselit.

Të gjithë të dyshuarit kanë lidhje me Abdelhamid Abaaoud lideri i sulmeve në Paris apo me Salah Abdeslam i vetmi i mbijetuar i attentaroëve në Francë i cili tashmë po përballet me drejtësine, edhe pse nuk bashkepunon.

Sipas të dhënave nga policia tre nga të dyshuarit kanë qënë në Hollandë, gjermani dhe suedi.
Në listën e shpërndarë bën pjesë një sirian i identifikuar se Naim al Hamed,i cili mendohet se është  i lidhur me sulmet e Brukselit.
Yoni patric Mayne është një tjetër i dyshuar i cili është kapur nga radarët secret i cili shoqëronte Abaaoud në 2014. Ata dyshohet se kanë udhëtuar nga Këlni në Turqi.

Agjensitë sekrete kanë zbuluar se Abaaoud ishte në krye të komploteve të ISIS në ëeb. Sipas dëshmitarëv ai kishte si detyrë të rekrutonte të rinj për sulmet në Europë.
Ai po ashtu është i lidhur me sulmet e para të mara përsipër nga një simpatizant i ISIS në Europë. Mësohet se ai ka komunikar me Mehdi nemmouche i cili është akuzuar për një sulm terrorist në një muze në Bruksel.

Një person tjetër është arrestuar në Rotterdam. Ai është një 34 vjecar nga Franca i quajtura Anis .B i akuzuar se ka marrë pjesë në planifikimin e sulmeve terroriste.
 
Nga ana tjetër të dhëna të reja dalin në dritë për kamikazin që u hodh në erë në metron Maelbeek, Khalid El Bakraoi. Burimet për mediat italiane bëjnë me dije se ai ka kaluar gjatë verës së 2015 për të shkuar në Greqi. Policia e Shtetit fqinj ka regjistruar  lëvizje te tij në aeroprtin e Trevisos . Bileta ishte blerë me një emër tjetër . gjatë check in në Bruskel El Bakraoui është regjistruar me identifikim belg. Në fund të korrikut ai kaloi direct në Greqi.

Pak ditë më vonë Salah abdeslam  është parë në portin e Barit pasi kish ardhur nga patra. Pikërisht në Athinë në shtëpinë e Abbaaoud është gjetur dhe harta e aeroportit të Bruskelit. Mesa duket gjatë verës është hartuar edhe plan ii sulmit të  22 marsit në Bruksel ku mbetën të vrarë 31 persona dhe u plagosën  rreth 300 të tjerë.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë