Report Tv ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e 6 majit në Kryebushat të Shkodrës.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta duket se si automjeti tip “Golf” që drejtohej nga 27-vjeçari i identifikuar si D.Gj., nuk ndez sinjalin dhe me shpejtësi kthehet për tu futur në një pikë karburanti duke i ndërprerë rrugën motorit me të cilin po lëviznin dy turistët polakë.

Për pasojë humbën jetën turistët Waldemar MakoWski, 45 vjeç, dhe Marta MakoWska 42 vjeçare aksident. Postimin e fundit në rrjetet sociale e kishin në Malin e Zi. Drejtuesi i makinës u shoqërua nga policia menjëherë pas aksidentit. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Në pamjet nga aksidenti i rëndë duket se motori është shkatërruar tërësisht ndërsa makina ka pësuar dëme në pjesën e përparme. Motoristët janë grumbulluar tek Korpusi në protestë për mënyrën se si u përplasën për vdekje turistët nga mjeti tip “Golf”.