Tetë vende të Bashkimit Evropian, përfshirë dhe Francën kanë propozuar vendosjen e anijeve dhe avionëve në dispozicion të operacionit "Triton" të ndërmarrë në fillim të muajit nëntor për të patrulluar në Mesdhe në kuadër të shpëtimit të imigrantëve, njoftoi sot Frontex.

"Agjencia evropiane për mbikëqyrjen e kufijve, ngarkuar për koordinimin e operacionit "Triton", nën komandën italian, do të dërgojë çdo muaj gjashtë anije, dy avionë dhe një helikopter", theksoi ajo në një komunikatë.

Frontex do të ndihmojë gjithashtu autoritetet italiane, për mbledhjen e informacioneve gjatë pritjes së imigrantëve, me pesë ekipe hetimi nga vendet e tjera anëtare të hapësirës Shengen.

"Franca, Spanja, Finlanda, Portugalia, Islanda, Holanda, Lituania dhe Malta njoftuan vënien në dispozicion të mjeteve të tyre", theksoi Frontex.

ATSH