Bruksel, aeroporti rihapet sot në
mbrëmje me 20% të kapacitetit
 

Bruksel, aeroporti rihapet sot në<br />mbrëmje me 20% të kapacitetit<br /> 
Pas sulmeve kamikaze te 22 marsit aeroporti i Brukselit ka qëndruar i mbyllur, por duket se ai do të nisë të funksionojë nga sot në mbrëmje.

Aeroporti do të rihapet pjesërisht, ndërsa thuhet se fluturimet do të nisin të premten në mbrëmje. Me anë të një deklarate, operatorët e aeroportit thanë se do të punohet vetëm me 20 për qind të kapacitetit.

Aeroporti Zaventem është mbyllur që nga 22 marsi, kur dy persona hodhën veten në erë dhe vranë dhjetëra të tjerë.
Autoritetet shtojnë se sistemi i përkohshëm mund të pranoje  deri në 800 pasagjerë në orë, shumë më pak sesa normalisht.

Ndërkohë, policia aeroportuale e Brukselit, në një letër të hapur për autoritetet, të publikuar nga televizionit VRT, tha se kishte dërguar sinjale të forta sa i përket sigurisë së përgjithshme në aeroport, shumë kohë para sulmeve.

Ajo ankohet se mungonin kontrollet e sigurisë tek pasagjerët apo bagazhet e tyre, nga kompleksi i aeroportit deri tek zona qendrore ku kryhen kontrollet trupore.

Si pasojë e sulmeve në aeroport dhe në metronë e Brukselit mbetën të vrarë 32 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari