Bruksel, alarmi i rremë për bombë në
2 avionë në aeroportin e Zaventemit

Bruksel, alarmi i rremë për bombë në<br />2 avionë në aeroportin e Zaventemit
Një alarm për bombë përfshiu sot aeroportin Zaventem të Brukselit, i cili u sulmua në 22 mars të këtij viti.

Njoftimi për objekte të dyshimtë në bordin e dy avionëve në ulje e sipër ka alarmuar autoritetet belge. Lajmi u konfirmua nga policia dhe autoritetet në aeroport të cilat flisnin për një kërcënim të rëndë.

Dy avionët për të cilin u raportua alarmi vinin njëri nga Stokholmi dhe tjetri nga Oslo.

Por ishte stafi i ministrit të brendshëm belg që u përpoq të qetësonte situatën duke deklaruar se nuk kishte asnjë arsye për panik.

Vetëm pas rreth një orë, autoritetet anuluan alarmin pasi kishin kryer kontrollet e nevojshme dhe nuk kishte rezultuar asgjë me rrezik.

Për shkak të alarmin pasagjerët e dy fluturimeve qëndruan për 10 minuta brenda avionëve deri në përfundimin e kontrollit nga policia belge dhe më pas u lejuan të hyjnë në aeroport.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)