BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Bruksel me Presidentin e Partisë Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul. Ky i fundit, pasi u njoh me shqetësimet e Bashës, ka bërë të ditur se do t‘i kërkojë Komisionit Europian të zhvillojë hetime për dhunën e ushtruar brenda Parlamentit.
“Unë shoh fakte shqetësuese. Ne do të kemi së shpejti një Komision të ri Europian. Ne do t’i kërkojmë Komisionit Europian të zhvillojë hetime të thella për sjelljet në Kuvendin e Shqipërisë, sepse duke parë atë që po ndodh në Parlament, dhe me disa persona që janë në qeveri, ngrihen shumë pikëpyetje.”- deklaroi Daul për mediat.
Presidenti i PPE ka vendosur të qëndrojë në krahë dhe ti njohë si të drejta pretendimet e opozitës. Daul, gjithashtu, i premtoi Bashës se çështjet e ngritura prej tij do t’i përçojë në nivel europian dhe se “nëse në gjirin e Kuvendit nuk respketohen të drejtat themelore dhe sistemi i drejtësisë, atëherë nuk i’a vlen që të qëndrosh në Parlament”.
Daul, përveçëse u bë palë me pretendimet dhe bojkotin disa mujor të opozitës parlamentare, gjithashtu shprehet dhe mbi zotin Rama. Ky i fundit, sipas kreut të PPE, duhet të kishte treguar i pari shembullin e respektimit të së drejtës dhe të drejtësisë.
“Unë e njoh zotin Rama. Kemi pasur rastin të bisedojmë gjatë me të në një takim në Strasbourg për çështjen e numërimit opo jo të kutive të votimit. Eshtë zoti Rama që duhet të kishte treguar i pari shembullin e respektimit të së drejtës dhe të drejtësisë.”- u shpreh pas takimit me kreun e PD, Presidenti i PPE Joseph Daul.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
57.2%
-
Pas 2030
31.6%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 1283
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund ta padisin shtetin shkaku i ajrit të ndotur
12 Tetor, 13:50
-
U hap në qershor, 2.7 milionë makina kaluan në aksin Thumanë-Kashar! 715 mijë makina në tunelin e Llogarasë! Kumbaro! 9.7 milionë turistë për 8 muaj
12 Tetor, 13:42
-
VIDEO/ Gjashtë të lënduar, si ndodhi sherri mes punëtorëve shqiptarë dhe rumunë në stadiumin e Barcelonës
12 Tetor, 13:42
-
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, publikohen fotot pas ngjarjes! Prokuroria: Ka ndërhyrje në kamerën e brendshme të lokalit
12 Tetor, 13:40
-
Legjenda Sokol Kushta për Kombëtaren: Bëmë dy hapa pas, trajneri dhe lojtarët mos justifikohen
12 Tetor, 13:27
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Pata: Berisha e Meta kundër, s’duan që qeveria ta kalojë këtë fazë! BE nuk afron një narkoshtet
12 Tetor, 13:26
-
Pranoi të marrë mandatin e Salianjit - A do ti bashkohet 'mosbindjes civile? Ja si përgjigjet Andrea Mano
12 Tetor, 13:26
-
Kosova në udhëtim, Foda: Të fitojmë çdo ndeshje për kreun! Amir Rrahmani: Në fushë vetëm për maksimumin
12 Tetor, 13:14
-
Tiranë/ Lëvizte i armatosur në zonën e Laprakës, arrestohet 30-vjeçari! Me pistoletë në çantë, ishte pasagjer në makinë
12 Tetor, 13:13
-
Lejuan kultivimin e kanabisit, pezullohet shefi i hetimit të krimeve në Peqin dhe 3 inspektorë
12 Tetor, 13:08
-
Kundërshtari më i ashpër i Vladimir Putin, Aleksei Navalny shkroi se e dinte që do të vdiste në burg
12 Tetor, 12:45
-
Erion Braçe nxjerr videon me “fyerje” dhe tregon bisedën me Albanën: Më kapi dhe më tha, ke 20 vjet që merresh me mua, çfarë ke?
12 Tetor, 12:38