BRUKSEL, 22 gusht /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian shprehu sot keqardhje për vendimin rus për hyrjen e autokolonës me ndihma humanitare në Ukrainë pa eskortën e Kryeqit t ëKuq dhe pa miratimin e Ukrainës duke e parë si një shkelje të hapur të kufirit ukrainas.
"Ne i kërkojmë me forcë Rusisë të rishikojë vendimin e saj", deklaroi një zëdhënës i shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, Sebastien Brabant.
Ai përshëndeti autoritetet ukrainase për vetëpërmbajtjen e tyre dhe për gadishmërinë për diskutime për shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të krizës, ndërkohë që këta të fundit kanë akuzuar Moskën për pushtim të drejtëpëdrejtë.
"Për të garantuar respektim të plotë të të drejtës ndërkombëtare humanitare, autokolona me ndihma, që duhet të jetë plotësisht e natyrës humanitare duhet të drejtohej nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (CICR) dhe në marrëveshje me qeverinë ukrainase për hyrjen e saj", theksoi ai.
Pas një jave pritjeje, Rusia dërgoi sot në Ukrainë kamionët e saj të ngarkuar, sipas Moskës, me 1 800 tonë ndihma humanitare duke theksuar se të gjitha pretekstet e përdorura nga Kievi për të vonuar livrimin e ndihmave humanitare për popullsinë në lindje të Ukrainës kishin marrë fund./
/ec/
/Shqiptarja.com