BRUKSEL, 30 gusht /ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso paralajmëroi sot kundër një rreziku në konfliktin ukrainas duke kërkuar që drejtuesit të ishin të gatshëm për të ndërmarrë sanksione të reja kundër Rusisë.
"Ne jemi në një situatë shumë dramatike", deklaroi Barroso në përfundim të një takimi me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.
"Ne mund të ndodhemi në një situatë ku do të arrijmë në një pikë që nuk do të mund të kthehemi pas nëse përshkallëzimi vazhdon", shtoi ai.
"Ne dëshirojmë paqe, jo luftë", theksoi Poroshenko, por ne jemi shumë pranë kufirit ku nuk do të ketë kthim prapa", nënvizoi ai duke akuzuar sërish Rusinë për dërgimin e trupave dhe tankeve në territorin ukrainas.
"Sot, ne po bisedojmë për fatin e Ukrainës, por nesër kjo bisedë mund të jetë për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës", theksoi ai.
"I pyetur në lidhje me sanksione shtesë nga BE kundër Rusisë, Barroso theksoi se Komisioni kishte përgatitur tashmë mundësi apo raste ku shtetet anëtare do të vendosin për riforcimin e sanksioneve. Shpresoj se ata do të jenë të gatshëm për marrjen e masave të reja", shtoi ai.
"Theksoj që agresioni rus nuk do të mbetet pa përgjigje nga Bashkimi Evropian", deklaroi Poroshenko, i cili duhet të informojë presidentët dhe kryeministrat për situatën në lindje të Ukrainës./
/ec/
/Shqiptarja.com