Një samit evropian i jashtëzakonshëm për dramën e imigrantëve në Mesdhe u thirr të enjten në Bruksel, pas tragjedive të fundit në brigjet libiane ku qindra persona kanë humbur jetën, njoftoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
"Kam vendosur të thirr një samit evropian të jashtëzakonshëm këtë të enjte në kuadër të situatës së krijuar në Mesdhe", njoftoi Tusk në rrjetin social "Twitter".
Një takim i tillë ishte kërkuar dje nga kryeministri italian, Matteo Renzi dhe ishte mbështetur nga disa prej homologëve të tij.
Një anije me 700 imigrantë në bord u mbyt dy ditë më parë në Kanalin e Siçilias, rreth 60 milje në veri të Libisë./
/atsh/
/Shqiptarja.com