BRUKSEL – BE: Tërheqje e menjëhershme e armëve të rënda nga lindja e Ukrainës

BRUKSEL - Bashkimi Evropian kërkoi sot tërheqjen e menjëhershme të armëve të rënda nga fronti në lindje të Ukrainës, ashtu si parashikohet në marrëveshjen e nënshkruar javën e kaluar duke u kërkuar edhe njëherë palëve në luftë të ndërpresin luftimet.
"Ne duhet të kujtojmë edhe një herë se të gjitha palët duhet t'i përmbahen në mënyrë strikte pikave të parashikuara në marrëveshjen e nënshkruar javën e kaluar dhe të zbatojnë menjëherë masat e parashikuara", theksoi një zëdhënëse e shërbimit diplomatik, Catherine Ray, në një konferencë shtypi.
"Kjo nënkupton ndërprerje të çdo operacioni ushtarak dhe fillimin e tërheqjes që prej sot të armëve të rënda nga linja e frontit", shtoi ajo, ndërkohë që pika kryesore e marrëveshjeve të nënshkruara në Minsk nuk është zbatuar asnjëherë.
"Drejtuesit gjerman, Angela Merkel, rus, Vladimir Putin dhe ukrainas, Petro Poroshenko diskutuan për këtë problem në një bisedë telefonike që zhvilluan dje në mbrëmje. Ata vendosën masa konkrete për t'u mundësuar vëzhguesve të OSBE-së të mbikëqyrin armëpushimin në terren", theksoi sot Berlini, pa dhënë shumë detaje./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?