BRUKSEL - Komisioni Evropian njoftoi sot dhënien e 3,9 milionë eurove për organizatat humanitare që iu vijnë në ndihmë refugjatëve të larguar nga qyteti sirian i Kobanes drejt Turqisë.
"Më shumë se 180 000 sirianë janë larguar drejt Turqisë si pasojë e luftimeve intensive në Kobane duke rritur ndikimin e asaj që është tashmë kriza më e rëndë humanitare në kohën tonë", nënvizoi në një komunikatë komisionerja evropiane e ngarkuar me Ndihmën Humanitare, Kristalina Georgieva.
"Këto fonde, nevoja për të cilat është urgjente, janë destinuar për organizatat humanitare që menaxhojnë në terren flukset masive të refugjatëve", vijoi ajo.
Ato do të shërbejnë veçanërisht për furnizimin me ujë, të pastrehët dhe medikamente si dhe për pajisjet sanitare dhe ushqim për refugjatët.
Kjo ndihmë parashikon një shumë prej 150 milionë eurosh destinuar nga Komisioni Evropian për ndihmë humanitare për Sirinë në vitin 2014.
Komisioni theksoi se po vazhdon të koordinojë përgjigjen ndërkombëtare ne krizën deri tani rreth tre miliardë euro financime që vijnë nga buxheti i tij dhe ai i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian./ATSH/