Bruksel, Berisha denoncon
“demonizimin”e zgjedhjeve nga PS

Bruksel, Berisha denoncon <br />“demonizimin”e zgjedhjeve nga PS
BRUKSEL - Kryeministri Berisha denoncoi para 17 Presidentëve dhe kryeministrave europianë, “përpjekjet e shpërfytyruar të opozitës për të demonizuar zgjedhjet e standardeve më të larta që do të zhvillojë Shqipëria”.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e Partisë Popullore Europiane në Bruksel sëbashku me kryetarë shtetesh, kryeministra dhe kryetarë të partive opozitare të Europës, anëtare të PPE-së.

Pas mbledhjes së Samitit, kryeministri Berisha u shpreh se çështjet më kryesore të diskutuara ishin problemet ekonomike dhe financiare. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se

“ishte një Samit i shkëlqyer; natyrisht çështjet më kryesore ishin problemet ekonomike dhe financiare, por në të diskutohet gjithnjë edhe për çështje të tjera, përveç axhendës qendrore, kështu që në këto çështje të tjera mora fjalën. Çështja kryesore e Shqipërisë janë zgjedhjet.

Garantova miqtë e mi se Shqipëria do të ketë zgjedhjet e standardeve më të mira ndërkombëtare, me të gjitha përgatitjet më serioze që janë bërë. Ftova që të vijnë sa më shumë vëzhgues nga vendet e tyre, meqenëse këtu ishin rreth 17 Kryeministra dhe Presidentë nga vendet anëtare dhe vendet e asociuara, sikundër theksova se po bëhet një përpjekje e shpërfytyruar nga opozita për të demonizuar zgjedhjet e standardeve më të larta, që do të zhvillojë Shqipëria. Po përpiqet të krijojë mbështetje në këtë drejtim, por është tërësisht e dështuar”.

“Infrastruktura ultra moderne që ka vendosur Shqipëria për zgjedhjet, vullneti i hekurt i qeverisë për zhvillimin e zgjedhjeve të standardeve më të mira do të faktojë në dritën e diellit se përpjekjet për demonizimin e tyre, për mosnjohjen e rezultatit, etj etj, do të jenë të pa shpresa. Është e sigurtë, që Edi Rama nuk do të pranojë kurrë rezultat tjetër përveçse atij që do ta nxjerrë fitimtar”,- vuri në dukje Berisha, -“por problemin e ka me zgjedhësit, s’e ka me kundërshtarët. Faktikisht kundërshtar ai ka të gjithë qytetarët që e votojnë kundër, por ata votojnë shumicë kundër tij”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin

Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin