BRUKSEL – Cazeneuve: Komisioni Evropian do të propozojë një rishikim të rregullave të Shengenit


BRUKSEL, /ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian do të propozojë deri në fund të vitit një projektreformë për Kodin e Kufijve Shengen, me qëllim që kontrolle të vazhdueshme në kufijtë e jashtëm të mund të realizohen tek shtetasit evropian, njoftoi sot qeveria franceze.
"Ky është një ndryshim vendimtar", theksoi ministri i Brendshëm Francez, Bernard Cazeneuve gjatë një takimi të jashtëzakonshëm në Bruksel me homologët evropianë për koordinimin e përgjigjeve të tyre përballë kërcënimit terrorist.
Një javë pas atentateve në Paris, minitrat evropianë vendosën sot të riforcojnë menjëherë kontrollet në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian duke përfshirë këtu edhe për shtetasit evropian.
Komisioni Evropian do të paraqesë deri në fund të vitit një projektreformë të Kodit të Kufijve të Shengenit, theksoi Bernard Cazeneuve, i cili ndodhej përkrah komisionerit evropian, Dimitris Avramopoulos.
Kjo reformë do të mundësojë kontrollet e vazhdueshme dhe të detyrueshme në të gjithë kufijtë e jashtëm dhe të të gjithë personave që hyjnë në hapësirën Shengen duke përfshirë këtu dhe përfituesit e qarkullimit të lirë", shtoi ai./
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai