Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën

Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën

Foto arkiv:Besnik Bislimi, Miroslav Lajçak, Petar Petkoviç

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund sërish pa ndonjë përparim takimit të së enjtes, 18 prill 2024,  në Bruksel, në të cilin u diskutua lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Në takimin e kaluar me 4 prill, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “janë mbushur disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve dhe se do të vazhdojnë diskutimet bazuar në idetë e Bashkimit Evropian për kompromis”, ndonëse nuk dha hollësi se cili është “kompromisi” i propozuar.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi "bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje", ndërsa akuzoi Prishtinën për dështimin e raundit të sotëm të bisedimeve.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve", tha ai, duke theksuar se Prishtina erdhi në Bruksel pa komentuar idetë e Bashkimit Evrppian dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të pajtohet për asgjë".

Por, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se qasja e palës serbe pamundësoi suksesin e bisedimeve.

“Ata në takim sot në mënyrë perfekte treguan kotësinë dhe mosvërtetësinë e konstatimeve të tyre të mëhershme se kemi një çështje urgjente ku disa qytetarë serb të moshës së shtyre nuk kanë arritur të marrin benefitet e tyre. Njësoj sikur herët e kaluara, ka pasur zero interesim nga pala serbe që të merren me këta qytetarë, e gjithë energjia e tyre sërish është orientuar drejt licencimit të një subjekti ekonomik të Serbisë në Kosovë, gjë që për neve është e papranueshme dhe e kemi bërë të qartë në vazhdimësi”, tha zoti Bislimi.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi me 1 shkurt, përcakton se euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Rregullorja nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore./VOA/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Nga 'Rama ik', te 'Veliaj ik'

Ylli Pata: Nga 'Rama ik', te 'Veliaj ik'