BRUKSEL- Nuk do të ketë program tjetër për Greqinë, ka garantuar kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem. Sipas agjencisë "Bloomberg", duke folur në një intervistë televizive, Dijsselbloem tha se Greqia do të dalë nga programi që përfundon në fund të këtij viti dhe nuk do të ketë një program tjetër si ky ekzistuesi.
Dijsselbloem theksoi se ajo që është e sigurt, është se programi aktual me kreditë dhe kushtet përkatëse do të përfundojë në fund të vitit.
Ai shtoi se ende nuk është marrë vendim se çfarë do të bëhet në Greqi pas 1 janarit 2015. Dijsselbloem tha se Greqia duhet të avancojë me një mënsrë të qëndrueshme dhe të pavarur dhe theksoi se nuk do të ketë një program të ri me shuma të parapërcaktuara.
Shefi i Eurogrupit shtoi se vendi nuk është ende në një pozitë shumë të fuqishme, por edhe se ekonomia ende nuk është bërë shumë kompetitive, pasi ekzistojnë ende shumë gjëra për t'u bërë./ATSh/