TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është zgjedhur anëtar i Presidencës së PSE-së. Ndërkohë, që Presidenti i ri i Partisë Socialiste Europiane është zgjedhur Sergei Stanishev.
Lajmi konfirmohet nga vetë kryesocialisti, i cili komenton në faqen e tij zyrtare në Twitter, se ndidhet krenar për arritjen, ndërkohë që premton se do të fuqizojë zërin e socilistëve shqiptar në PSE-së.
“Krenari e përgjegjësi zgjedhja ime si kryetar i PS të Shqipërisë në Presidencën e Partisë Socialiste Europiane! Fuqizim i zërit tonë në PSE”- kometon Rama.
Pas pjesëmarrjes në takimin e socialistëve europianë, ku mori pjesë edhe kreu i LSI, Ili Meta, kryesocialisti pohoi se problemi në vendin tonë është mungesa e zbatimit të ligjeve.
“ Jemi plotësisht të vetëdijshëm, siç është plotësisht besoj i vetëdijshëm edhe Komisioni pasi e ka shkruar të zezë mbi të bardhë, që problem i Shqipërisë nuk janë në fund të fundit ligjet, por është mungesa e zbatimit të ligjit, dhe në funksion të një integrimi që duhet të reflektohet në cilësinë e jetës së qytetarëve, në procesin demokratik në Shqipëri, në institucione që duhet t'u shërbejnë qytetarëve, është pa dyshim e domosdoshme që Komisioni, Bashkimi Europian, Partia Socialiste Europiane të vigjilojnë për të mos lejuar që i gjithë ky proçes, dhe i gjithë ky kontribut i opozitës në këtë proces, të shpërdorohet e të kthehet në një proces që nuk ka impakt në jetën e qytetarëve shqiptarë.”
Edi Rama dhe Ilir Meta shtrënguan duart në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim, Shtefan Fyle. Të tre, ata morën pjesë në takimin e krerëve të majtë të Ballkanit, që u mbajt në kuadër të Kongresit të Socialistëve Europianë.
Gjatë këtij takimi Rama është fokusuar duke zhvilluar një takim joformal dhe me Boris Tadiç, ish presidentin e Serbisë dhe Martin Shultz, anëtar i PE-së.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com