BRUKSEL - Papunësia ka mbetur e qendrueshme në muajin shtator në zonën euro në rapot me muajin gusht, në 11,5 për qind, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave, Eurostat.
Ka pasur 18,34 milionë të papunë në muajin shtator në zonën euro, rreth 19 000 më pak se muajin e mëparshëm dhe 826 000 më pak se një vit më parë.
Një vit më parë, në shtator 2013, përqindja e papunësisë arriti në 12 për qind.
Gjermania dhe Austria vazhdojnë të jenë dy vende të zonës euro ku papunësia është më e ulët, me përqindje respektive pesë për qind dhe 5,1 për qind.
Pjesa tjetër e tabelës, Greqia regjistron përqindjen më të lartë të papunësisë, në 26,4 për qind në muajin korrik, datë e të dhënave të fundit të disponueshme, ndjekur nga Spanja me një përqindje 24 për qind.
Në disa vende të prekura për një kohë të gjatë nga krizam shenjat e përmirësimit janë të perceptueshme. Në një vit, papunësia në Spanjë ka arritur nga 26,1 për qind në 24,0 për qind dhe në Portugali nga 15,7 për qind në 13,6 për qind.
Situata është përkeqësuar në Finlandë, me një papunësi që kalon nga 8,2 për qind në 8,7 për qind dhe në Francë nga 10,3 për qind në 10,5 për qind.
Papunësia e të rinjve mbetet e qendrueshme në zonën euro në raport me muajin gusht, në 23,3 për qind.
Në të gjithë Bashkimin Evropian, papunësia ka prekur në muajin shtator 24,51 milionë persona, rreth 10,1 për qind./ATSH/
/Shqiptarja.com