BRUKSEL, 6 tetor /ATSH-AFP/ - Rimëkëmbja ekonomike pritet të jetë e ulët këtë viti në zonën euro me 1,5 për qind, me inflacion të ulët, njoftoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në raportin e saj mbi ekonominë globale, FMN-ja mban parashikimin e rritjes ekonomike për zonën euro në vitin 2015 me 1,5 për qind dhe parashikon një ulje të pandjeshme për vitin e ardhshëm me 1,6 për qind (kundrejt 1,7 për qind në muajin korrik).
Përsa i përket inflacionit, FMN-ja mbështetet mbi +0,2 për qind këtë vit para një rritjeje të lehtë me një për qind në vitin 2016.
Objektivi i BQE-së është ruajtja e nivelit të inflacionit deri në dy për qind.
"Rimëkëmbja e moderuar në zonën euro është mbështetur nga çmimet e ulëta të naftës, një politikë monetare akomoduese dhe zhvlerësimi i euros", njoftoi FMN-ja duke pranuar se potenciali i rritjes ekonomike mbetet i ulët./