BRUKSEL - Komisioneri për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë Europiane, Stefan Fyle u takua sot me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Bruksel. Takimi ofroi një mundësi për të shqyrtuar progresin e bërë nga Shqipëria në reformat për integrimin europian.
Komisioneri Fyle përshëndeti miratimin unanim të Rezulutës mbi integrimin e Shqipërisë në BE në Kuvend javën e kaluar si një sinjal i qartë i përmirësimit të bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës.
"Unë vazhdoj të vë theksin mbi nevojën për gjithëpërfshirje dhe pjesëmarrjen e opozitës në avancimin e axhendës europiane. Është e rëndësishme që mbi vrullin e krijuar nga miratimi i Rezolutës të rritet përfshirja e opozitës në procesin e reformave të integrimit europian," u shpreh Komisioneri Fyle.
Ai gjithashtu përshëndeti intensifikimin e masave të marra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se: "Komisioni i qëndron dukshëm rekomandimit të tij për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Shqipëria ka treguar vendosmëri të qartë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duke rritur besueshmërinë e propozimit të Komisionit për t’i dhënë vendit statusin kandidat."
Duke theksuar se hapat e ndërmarrë nga Shqipëria sigurojnë më shumë argumente në favor të dhënies së statusit kandidat, Komisioneri shtoi se gjithsesi u takon vendeve anëtare të BE-së për të vendosur.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com