BRUKSEL, 18 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ - Athina do të kërkojë një zgjatje të afatit të financimit për disa muaj, deklaroi ministri grek i Financave, Janis Varufaqis në një intervistë për televizionin publik gjerman, ZDF.
"Duhet të zgjasim afatin e marrëveshjes së kredisë edhe për disa muaj për të patur stabilitetin e mjaftueshëm, me qëllim që të mundim të negociojmë një marrëveshje të re mes Greqisë dhe Evropës", tha Varufakis.
"Për marrjen e kësaj shtese do të nevojiten tre apo katër kushte", shtoi Varufaqis, pa dhënë detaje të tjera.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë greke, Garvil Sakelaridis konfirmoi sot se Athina do të paraqesë në të njëjtën ditë kërkesën për shtyrjen e marrëveshjes së kredisë.
Duke iu përgjigjur deklaratave të ministrit gjerman të Financave, Schauble, ai theksoi se "negociatat nuk bëhen përmes deklaratave publike, po në salla të mbyllura dhe me konsultime"./ a.jor.







