Bashkimi Evropian po nis një përpjekje diplomatike për të përshpejtuar hapat për të sjellë gjashtë vende në Ballkanin Perëndimor në BE pas ndalimit të përparimit disa vjetor.
"Është koha për të përfunduar punën e vitit 1989", tha komisioneri evropian Johannes Hahn për Reuters, duke iu referuar zgjerimit të BE drejt lindjes pas rënies së Murit të Berlinit.
"Ne kemi vendosur 2025 si një datë treguese për Serbinë dhe Malin e Zi, e cila është realiste por gjithashtu shumë ambicioze".
Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia shpresojnë të hyjnë në BE por kanë parë shanset e anëtarësimit të tyre të veniten në vitet e fundit ndërkohë që Bashkimi Evropian është duke u përballur me euroskeptizmin në rritje brenda saj. Krizën e eurozonës 2009-2013 dhe dhe largimin e Britanisë nga blloku, duket se ka bërë që këto vende të humbasin interesin.
Por rritja e influencës ruse, një krizë migrimi që shtrihet në rajon, rënia e Turqisë drejt sundimit autoritar dhe dëshira për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019, është një mundësi për Ballkanin.
"Ose ne eksportojmë stabilitet në rajon ose importojmë paqëndrueshmëri", tha Hahn, duke argumentuar se procesi i pranimit të BE ishte mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin e autoritarizmit në rajon.
Serbia shihet si një pikë kyçe në Ballkan dhe Bashkimi Europian shpreson se Beogradi mund të influencojë të tjerët për një përparim më të shpejtë me reformat.
Hahn do të vizitojë Serbinë gjatë muajit shkurt, pas publikimit të raportit zyrtarë mbi strategjinë që do të ndiqet për Ballkanin më 6 shkurt. Pas vizitës së Han edhe President i Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker, pritet të vizitojë të gjashtë vendet Ballkanike të cilat aspirojnë për tu anëtarësuar në Union.
Hah gjithashtu do të udhëtojë në drejt Ëashingtonit gjatë muajti të ardhshëm ku do të takojë zyrtarë të larë në Departamentin e Shtetit Amerikan, për të folur për zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit.
Në maj në Sofie të Bullgarisë, vend ky i cili do të mbajë edhe presidencën e radhës, do të zhvillohet një samit special me liderët e Bashkimit Europian dhe atyre Ballkanik, ndërkohë që në muajin korrik do të zhvillohet një tjetër samit në Britaninë e Madhe.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com