Bruksel, Juncker: BE të hapë
kapitull të ri pas daljes së Anglisë

Bruksel, Juncker: BE të hapë<br />kapitull të ri pas daljes së Anglisë
BRUKSEL-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker publikoi dje pistat e reformave në mënyrë që Bashkimi Evropian të hapë një kapitull të ri në historinë e tij pas daljes së Britanisë së Madhe nga unioni.

Në fjalën e tij, ai gjithashtu u ka kërkuar vendeve anëtare të dëshmojnë unitet dhe qëndrim lidershipi.

“Samiti evropian i parashikuar në Romë për më 25 mars, për 60-vjetorin e traktatit themeltar të projektit evropian, duhet të shënojë fillimin e një kapitulli të ri”,është shprehur
Juncker, i cili ka listuar edhe skenarët për të ardhmen e BE-së pas Brexit në një “Libër të Bardhë”, prej 30 faqesh.

Presidenti i ekzekutivit evropian listoi pesë pista, të cilat korrespondojnë me nivele të ndryshme të integrimit dhe ka kërkuar nga të gjitha vendet anëtare të marrin një qëndrim të qartë.

“Një Evropë e bashkuar me 27 anëtarë duhet të marrë në dorë fatin e saj dhe të zhvillojë një vizion për të ardhmen e saj”, përfundoi Juncker.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike